Your cart
There are no more items in your cart
Lotët e babait tim përfshin pesë novela, në të cilat APDAJKU trajton disa tema, disa lidhje të ndërvarshme, prindërit, bashkëshortët, aventurat jashtëmartesore, fëmijët. Aty shfaqen thekshëm ndërlidhjet, marrëdhëniet, ndërveprimet, kundërveprimet, bashkëveprimet e tyre - duke u munduar për t'u shkëputur, dhe prapë duke u bashkëlidhur ose duke kujtuar me përmallim apo me pendim të kaluarën, prindërit, bashkëshorten apo dashnoren e mëparshme...
Një ndërlidhje e papajtueshme dhe e pandashme ndërmjet të kaluarës dhe të tashmes, mes dy familjeve, dy krijesave. Përherë, nocioni i kohës në shkrimet e APDAJKUT merr një dimension tjetër.
Tri nga pesë novelat: Bashkëshortet brishtake, Si ishte, në të vërtetë? dhe Lotët e babait tim janë shkruar në mijëvjeçarin e tretë dhe japin një pasqyrë të njëmendtë të shkrimit modern të nivelit më të lartë në të gjitha aspektet.