Shpirt Pezull

Shpirt Pezull

B05257
Out-of-Stock
800 Lekë
Margaret Mazzantini
ISBN: 99927870100
Publisher: Ombra Gvg
Publication Year: 2003
Number of Pages: 304

Një ditë me shi e zogj që ndotin rrugët, një vajzë pesëmbëdhjetë vjeçare që aksidentohet me motorin e saj, një ambulancë që turret drejt spitalit ku punon kirurg i ati i vajzës. Eshtë ai që ngjarja e ka vendosur përballë fatit dhe opercionin e së bijës e lë në duart e kolegut të tij kolegut neurokirurg. Timoteoja, babai, pret i ngrirë si statujë pranë sallës së operacionit. E pikërisht në këtë pritje, të ngujuar nga tmerri i ngjarjes, ky njeri, prej vitesh i rehatuar në ekzistencën e qetë si profesiomst, bashkëshort i një gazetareje me famë, baba hutaq i një adoleshenteje të zakonshme, "zhvishet" befas lakuriq, dhe zbulon imazhin e tij të panjohur e të dhunshëm. Me sa duket të vërtetën e pambuktë të jetëve tona mund ta shtrydhë vetëm dhimbja e skajshme. E kjo ndodh gjatë monologut të tij të gjatë me Anxhelan, vajzën e tij që dergjet e shtrirë në koma.Tashmë Timoteoja i rrëfen me njësaktësi kirurgjikale së bijës, luhatjet e jetës dhe zemrës së tij, i rrëfen për një udhëtim prapa ne stacionet e brendshme të një pasioni dashuror që e ka tërhequr larg identitetit të tij, drejt një vetvetje tjetër të pacipë. Mos luaj vendit "rrëfen", historinë e shumë dashurive, udhëtimin e një burri drejt thellësive të botës femërore, rrëfen udhëtimin e një bije drejt atit të tjetërsuar nga dhimbja. Timoteoja i lutet së bijës të mos vdesë, të mos luaj vendit, t'i mëshojë hapat mbi gjurmët e asaj dashurie mjerane por madhështore, për të shkëmbyer vdekjen me jetën.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.