Vajza E Portokalleve

Vajza E Portokalleve

B05476
1.000 Lekë
Jostein Gaarden
ISBN: 9789994332252
Publisher: Onufri
Publication Year: 2004
Number of Pages: 160

Duke shkruar me një stil dhe gjuhë të kthjellët Gaarder-i vazhdon të na befasojë me ndodhitë dhe me portretet e jashtë-zakonshëm të personazheve që jetojnë brenda librave të tij.
Xhorxhi është katërmbëdhjetë vjeç dhe bën një jetë të qetë, ashtu si shumica e bashkëmoshatarëve të tij. Por një ditë ai gjen një letër që babai ia kishte shkruar përpara se të vdiste, kur Xhorxhi ishte akoma shumë i vogël, të cilën e kishte fshehur në karrocën e tij të fëmijërisë, me qëllim që i biri të mund ta gjente kur të rritej. Në këtë letër bababi, Jan Olav, tregon historinë e Vajzës me portokalle, të cilën e kishte takuar rastësisht në një tramvaj në Oslo.
Ata këmbejnë shikime të shpejta. Disa minuta më vonë, djaloshi mendon se vajzës është duke i rënë qesja e madhe prej letre plot me portokalle. Ai lëshohet drejt saj, por që të gjitha portokallet përfundojnë në dyshemenë e tramvajit. Vajza i thotë se ai është torollak, ajo zbret në stacionin e rradhës, e pyet nëse mund të marrë një portokall dhe djaloshi pranon.
Kalojnë disa javë dhe që të dy ritakohen në një kafene. Edhe këtë radhë vajza mban një qese të madhe plot me portokalle. Për një minutë të vetme ata shohin njëri-tjetrin. Pastaj, me një lëvizje tërë hijeshi, ajo çohet dhe del nga kafeneja, me qesen e madhe me portokalle në duar. Ai e sheh me lot në sy. Të dy, deri atë moment, kanë shkëmbyer vetëm disa fjalë. Pjesa tjetër është një mister, pas të cilit Xhorxhi është joshur menjëherë dhe që e ndien shumë afër…
Një film pothuajse pa zë që Jostein Gaarder, pak nga pak, e bën të flasë me një muzikë të qetë, si një fantazi ndërmjet kujtesës dhe të tashmes. Në letrën, në të cilën ndërthuren edhe përjetimet dhe mendimet e Xhorxhit, historia e Vajzës me portokalle është një shkas për të folur për kuptimin e jetës. Të dy zërat, i bababit që vjen nga e shkuara dhe i të birit, ndërthuren për të krijuar një histori që ka aromën e një sage familjare nordike moderne dhe shijen e nostalgjisë.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.