I Ngadalti

I Ngadalti

B07845
800 Lekë
J.m Coetzee
ISBN: 9789994351121
Publication Year: 2007
Number of Pages: 216

Fotografi Pol Reiment humbet këmbën në një aksident me biçikletë. Nga ai çast jeta e tij ndryshon në mënyrë të pakthyeshme, pavarësisht dëshirës së tij. Pasi refuzon me kokëfortësi vënien e protezës, Poli kthehet i vetmuar në apartamentin e tij në Adelaide.
Ai nuk e duron dot varësinë që ka tani prej të tjerëve; kjo jetë e re është dëshpëruese për të. Në mes të dhimbjes për gjashtëdhjetë vitet e jetës që ka lënë pas, gjendja shpirtërore merr një kthesë të menjëhershme, kur bie në dashuri me Marijanën, infermieren që kujdeset për të në shtëpi, një kroate tepër realiste, e cila bën sa mundet për mbarëvajtjen e familjes së saj në një vend të huaj.
Teksa Poli përpiqet të gjejë mënyrën e duhur për t'i fituar asaj zemrën, në shtëpi i shkon për vizitë Elizabet Kostelo, e cila e fton Polin për të marrë një rol më aktiv në jetën e tij. "I ngadalti" është një meditim i thellë për natyrën njerëzore, për kuptimin e plakjes dhe reflektimin mbi mënyrën se si kemi jetuar.
Përpjekjet e mundimshme të Pol Reimentit janë zëri i pastër dhe i pakompromis i Coetzees. Rezultati është një histori tepër prekëse për dashurinë dhe vdekjen, e që e mahnit lexuesin në secilën faqe të këtij libri.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.