Pertej Qytettit

Pertej Qytettit

B08574
500 Lekë
Erlend Loe
ISBN: 9789994346585
Publisher: Dituria
Publication Year: 2008
Number of Pages: 120

Andrea Doppler kishte qenë gjithnjë i zoti. Madje më shumë se ç’mund të mendohet. I zoti në shkollë, në familje, në punë. Ai ishte profesionist i talentuar dhe i mirëpaguar, kishte një grua të këndshme dhe inteligjente, një vajzë adoleshente dhe një djalë trevjeçar. Përdorte biçikletën, merrte herë makinën herë tramvajin dhe kërcente lart e poshtë nëpër trotuare. Të dielën i shtynte dy rrotat e tij drejt pyllit. Kështu, një ditë të bukur ngec mes dy gurëve, fluturon mbi timonin e biçikletës, përplaset me ije te një fund peme dhe një pjesë e biçikletës e godet ballit. Përfundon nokaut dhe qëndron i shtrirë për disa orë në bar, në gjendje plogështie dhe mpirjeje të plotë, i pushtuar nga qetësia absolute. Kur kjo gjendje bashkohet me ndjenjën e pafuqisë dhe të zbrazëtisë që i ka shkaktuar së fundmi vdekja e të atit, atij i shkreptin në kokë zgjidhja: mjaft me punën, mjaft me gruan dhe fëmijët, mjaft me shtëpinë dhe mjaft me biçikletën. Vendi i tij është në pyll. Vetëm që aty mund t’ia fillojë nga e para, vetëm që aty mund të nisë udhëtimin në kërkim të vetvetes. Andrea është në krizë, nuk e duron dot zinxhirin e detyrimeve familjare dhe shoqërore, kështu që ia mbath. Është një arratisje, një kthim në natyrë, por edhe më shumë se kaq, është një revolucion gazmor në periferi të Oslos, një stil i ri jete.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.