Zjarri I Genjeshtrave

Zjarri I Genjeshtrave

B09068
850 Lekë
Gabriella Magrini
ISBN: 9789994346684
Publisher: Dituria
Publication Year: 2009
Number of Pages: 392

Historia e një familjeje, nga Lufta II Botërore deri në ditët tona. Në qendër Alesandro dhe Federika, vëlla e motër, të lidhur nga një ndjenjë e thellë, një lidhje kaq e fortë sa që përligj deri edhe gënjeshtrat e shtirjet, tinëzinë e të vërtetave të dhimbshme, mjaft që të ruhet qetësia dhe dashuria mes tyre. Të dy viktima të një marrëdhënieje të vështirë me të ëmën, janë rritur duke u mbështetur te njëri-tjetri: ajo, në dukje e brishtë dhe e ndrojtur, ai, i bukur, i mençur. Sipas moralit të kohës, të dy nuk do të ishin në “rregull”: ajo mama pa burrë, ai homoseksual, por sjellja e tyre bindëse i ka shndërruar në sytë e botës, atë, në një nënë të re me një martesë të palumtur pas shpatullave, kurse djalin, në një beqar joshës. Po disa gënjeshtrave nis t’u besosh edhe vetë: Alesandro, industrialist i madh, vendos befas të martohet me një modele magjepsëse; Federika, fotografe e zonja, pas një historie të gjatë dashurie, zbulon më së fundi burrin e jetës, por prapë hesht dhe nuk i rrëfen së bijës të vërtetën për të atin që nuk e ka njohur kurrë. Dhe një ditë prej ditësh, drama shpërthen... Në agim të mijëvjeçarit të ri, Federika tashmë e pjekur vendos të ndezë e para “zjarrin e gënjeshtrave”. Apasionues dhe tërheqës, një roman që me ndjenjat e holla, stilin e thukët dhe ritmin e fortë, përshkruan ëndrrat, shqetësimet dhe rebelimet e tri brezave, në sfondin e gjashtëdhjetë vjetëve të historisë italiane.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.