Fari Lundrues I Bllekuoterit

Fari Lundrues I Bllekuoterit

B10794
650 Lekë
Colm Toibin
ISBN: 9789994346882
Publisher: Dituria
Publication Year: 2010
Number of Pages: 224

Fari lundrues i Bllekuotërit është një roman i bazuar në një familje të zakontë, anëtarët e të cilës e gjejnë veten në situata nga më të vështirat, mes jetës e vdekjes. Marrëdhëniet mes tyre nuk janë të pazakonta, por ajo çka e bën këtë vepër të spikatur është stili i autorit; e shkruar me kaq qetësi e thjeshtësi, por në të njëjtën kohë në një mënyrë kaq të mirëstudiuar.
Në fillim të vitit 1990, tri gra - Dora Devëro, e bija e saj Lili dhe mbesa e saj Helena - takohen pas vitesh me mosmarrëveshje dhe arrijnë një armëpushim të pasigurt. Vëllai i adhuruar i Helenës, Dikleni, po vdes. Dy shokë bashkohen me të dhe me gratë në një shtëpi të shkatërruar, të vjetër, pranë detit, ku të gjashtë ata, nga breza të ndryshëm dhe me besime të ndryshme, duhet të dëgjojnë njëri-tjetrin dhe të merren vesh me njëri-tjetrin.
Ky është një libër për të gjitha moshat, i përshtatshëm për çdo kohë. Një trajtim vërtet artistiko-psikologjik i marrëdhënieve familjare, vuajtjeve dhe brengave, që lindin si pasojë e humbjes. Një roman filozofik, në të cilin nëpërmjet rrëfimit objektiv dhe dialogut të shkathët e dinamik, zbulohen thellë e bukur jetët e personazheve.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.