Vallja E Tim Eti

Vallja E Tim Eti

B10864
700 Lekë
ISBN: 9789994346981
Publisher: Dituria
Publication Year: 2010
Number of Pages: 160

"Vallja e tim eti", romani me të cilin autori nis karrierën artistike, përbëhet nga 16 kapituj, në formë tregimesh, që në tërësi, përmes rrëfimit të personazhit kryesor, Aleksit, japin një pjesë nga jeta e autorit. Aleksi, i lindur në Kaliforni, është biri i një politikani mjaft të njohur. Së bashku me familjen ai shpërngulet në Greqi, për të ndjekur jetën politike të të atit. Aty kalon pjesën më të madhe të fëmijërisë. Ngjarjet, që përshkruhen me ndjeshmëri, vendosen në një sfond grek. Aleksi e familja e tij ecin përmes botës së rrezikshme të politikës bizantine dhe përfshihen nga orteku i revolucionit, diktatura ushtarake dhe përfundimisht mërgimi. Çdo gjë përshkruhet nga këndvështrimi i një fëmije. Ai përpiqet të sjellë për lexuesin disa copëza nga kujtimet e veta. Përshkruan momente të bukura, por edhe të dhimbshme e plot ankth, duke nisur nga fjalimet madhështore të të atit, brohoritjet pa fund dhe respektin e madh deri në adhurim e duke vazhduar pastaj me çaste të dhimbshme, net pa gjumë, burgosjen e të atit. Ai mundohet të paraqesë me hollësi përpjekjet e gjyshes, e cila me çdo kusht kërkon që Aleksi të mësojë gjuhën greke. Sipas saj, për të qenë politikan i sukses-shëm, duhej të mësonte gramatikën, por edhe të fliste e të shkruante bukur.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.