Jeta Dhe Koha E Majkell k.

Jeta Dhe Koha E Majkell k.

B11311
1.000 Lekë
J.m Coetzee
ISBN: 9789994351*619
Publication Year: 2010
Number of Pages: 208

Në mes të një vendi të shtrënguar në darën e luftës, i mbjellë me rrethime ushtarake dhe me kampe riedukimi, me qytete të trazuara nga klithmat e sirenave nëpër rrugët e tyre, në mesin e këtij peisazhi dhune, Majkëll K., një tridhjetë e një vjeçar me një shëmti fizike dhe një defiçencë mendore, bashkë me të ëmën, një grua e sëmurë dhe e thyer në moshë, i ngjitet turmës së të dëshpëruarëve në përpjekje të mbërrijë në vendin e origjinës, në fermën ku e ëma ka lindur dikur.
Por udhëtimi për Ana K. Përfundon shpejt në muret e një spitali. Pas kësaj, me hirin e saj me vete, Majkëll K. vazhdon i vetmuar udhën në kërkim të atij cepi të botës për ku u nis, por do të sillet gjatë rrotull, duke përshkuar një kalvar të dhimbshëm e ironik. Libri është plot me skena të trishtuara, nëpër çka ndonjëherë regëtijnë shpresa dhe drita.
"Jeta dhe koha e Majkëll K." është një histori mbijetese dhe izolimi e individit, i cili lufton i vetmuar në mesin e një shoqërie që i derdh atij mbrapshti. Majkëll K. është një primitiv i pafajshëm, një i pafajshëm që qëndon përtej të gjithëve, i paprekur nga mëkati vdekjeprurës.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.