Gruaja E Se Dieles

Gruaja E Se Dieles

B11660
1.000 Lekë
Frutero Lucentini
ISBN: 9789995684793
Publisher: Aiis
Publication Year: 2011
Number of Pages: 472

Udhët e Carlo Fruttero-s (Torino, 1926) dhe Franco Lucentini-t (Romë, 1920 - Torino, 2002) kryqëzohen për herë të parë diku në fund të viteve '40 në një hotel, në Paris. Fruttero ishte transferuar në kryeqytetin francez për të gjetur punë, kurse Lucentini ishte laureuar në filozofi dhe kishte dhe kishte marrë pjesë në Luftën e Dytë.
Me t'u kthyer në atdhe, në vitet '50 nisin veprimtarinë si përkthyes, bashkëpunëtorë e redaktorë në Shtëpitë botuese Einaudi e Mondadori. Pasioni për shkencat, sidomos i Lucentini-t, i shtyn të hartojnë e publikojnë (1959-1961)për Shtëpinë Einaudi një ndër të parat antologji serioze të letërsisë fantastiko-shkencore në Itali.
Më vonë, nën siglën e Mondadori-t, drejtojnë Serinë "Urania" (1962­-1967): këtu fanta-shkenca e re shkon krah fantastikes tout-court me emra të tillë, si Ballard, Lovecraft, Asimov, Dick, Broën etj. Fruttero & Lucentini janë po ashtu përkthyes të Beckett-it, Borgres-it, Robbe-Grillet-së, Salinger-it, Stevenson-it... Në këtë këndvështrim pra, romani i tyre i parë, La donna della domenica (1972), është njëherazi fryt i singjerisë së dy talenteve letrare dhe kondensim i zejes së dy lexuesve të specializuar.
Shquhen për aftësinë e spikatur në përvijimin e personazheve, soditjen dhe analizën e situatave psikologjike, hulumtimin në shtratin shoqëror të dukurive, si dhe humorin e hollë e mentalitetin e hapur. Në dyshe, Lucentini sillte "idetë e tij të mëdha filozofike, shkencore e të romanit, të cilat, sikur dembelia të mos kish vënë, poshtë, do ta kishin bërë atë një rival të Einstein-it, Werner Hisenberg-ut", kurse Fruttero "njohjen e botës dhe të stilit" (Pietro Citati, La malattia dell infinito. La letteratura del Novecento, Mondadori 2008).

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.