Bija E Erresires

Bija E Erresires

B12533
700 Lekë
Elena Ferrante
ISBN: 9789994351695
Publication Year: 2011
Number of Pages: 144

"Unë nuk jam një nënë natyrale", i thotë vetes Leda, një mësuese e letërsisë angleze, e cila jeton në Firence, një grua e divorcuar prej kohësh dhe një nënë e përkushtuar ndaj dy vajzave të saj. Ndërsa të bijat nisen për në Kanada për të takuar të atin, e ëma vendos të shkojë të pushojë për disa javë diku në bregdetin e Napolit, ku ka kaluar fëmijërinë e saj. Ne presim që gruan ta pushtojë melankolia dhe dhimbja, siç i ndodh çdo nëne kur i largohen fëmijët.
Përkundrazi, ajo ndjehet e çliruar dhe e qetë dhe nga hija e çadrës së saj këqyr një familje të lumtur që e ka ndeshur qysh ditët e para aty. Leda njihet me Ninën, nënën e një vajze të vogël, Elenës, nga ku nis e kupton se vetë ajo nuk ka qenë një nënë dhe aq e mirë, ngaqë për shkak të karrierës, nuk i ka dhënë dashuri të mjaftueshme të bijave, madje nuk ka qenë një bijë dhe aq me fat në raport me nënën e saj.
Një fill i gjatë të papriturash do ta ndjekin marrëdhënien e njohjes së saj me familjen e re, befasi që do të bien edhe mbi vajzën e vogël, Elenën, dhe do t'i kthejnë pushimet e tyre në në histori tronditëse dhe prekëse, të atillë që të nxit me ankth nëpër faqet e këtij rrëfimi të mrekullueshëm, që vetëm një shkrimtare si Elena Ferrante di ta shkruajë.
Gratë e kësaj historie bartin thelbin e jetës së përdithsme mes të qenit nëna e vajza të dikurshme, me trazime të tilla, që ende i diktojnë jetët e tyre. Mbi autoren Elena Ferrante, kjo grua misterioze, e cila ia ka fshehur portretin e saj lexuesit, shkrimtarja e përshkruar dikur nga redaktori i saj si "një grua e bukur, e gjatë dhe me sy shprehës", dihet vetëm se ka lindur në Napoli, por e ka braktisur atë dhe ka vite që endet jashtë Italisë. Madje legjenda urbane që e ka ndjekur misterin e saj, thotë se tani jeton në Greqi.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.