Fluturaku I Kohes

Fluturaku I Kohes

B13362
900 Lekë
Stefano Benni
ISBN: 9789928162120
Publisher: Pegi
Publication Year: 2012
Number of Pages: 330

“E hasim vogëlush, një mëngjes funddimri, teksa “hovkërcen” drejt shkollës. Janë vitet pesëdhjetë dhe, ndërsa zgrep në një vresht një veshak tërkalamushti, Ujkoshi, kështu e quajnë, sheh një burrë, me kokën në re, mjekrën shtëllungë dhe një qen të rrëgjuar përbri.
Një Zot? Një hyjni pagane të madhe e të fëlliqur si gjiriz që i dhuron për tërë jetën, një dhunti të mrekullueshme: një orë të brendshme, një orëmagjike madje, që do t’i japë mundësi të fluturojë përpara në kohë, të shohë atë që do të ndodhë në botë dhe njëherësh të jetojë kohën e tij, mes parandjenjash dhe zbulesash.
Kësisoj Ujkoshi bëhet Fluturak i Kohës, rritet i çartur e luftarak. Nga lufta partizane te Gjashtëdhjeteteta, nga lindja e televizionit te koha heroike e rokut, nga dashuria e parë te shoku i parë i humbur, teksa e bren profecia e një krimi që ndoshta do të kryhet: është koha e Italisë që ndryshon, e qytezave që humbasin identitetin për t’u bërë xhepa autostradash, e lindjes dhe rritjes së makutërisë dhe padronëve të rinj, koha e konsumizmit që po përparon, e shndërrimeve të politikës dhe të botës.”

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.