Ne Udhe

Ne Udhe

B14362
1.000 Lekë
Jack Kerouac
ISBN: 9789928132239
Publisher: OmscA- 1
Publication Year: 2013
Number of Pages: 368

Shkrimtari që vjen sot në shqip me romani e tij më popullor, është një emër fare pak i njohur për lexuesin shqiptar, dhe akoma më pak për nga vepra. Ai i përket rrymës së shkrimtarëve “Beat Generation”, që u lëvrua në Amerikën e pas Luftës së Dytë Botërore. Fragment nga libri: “Së bashku rrokulliseshin rrugëve të pandarë, duke shijuar gjithçka që u dilte përpara si në dalldi, siç dinin të bënin atëhere, e që më vonë u kthye në një ritual të zbrazët, të trishtë e pa asnjë shije. Por në ato kohëra ata ngjanin si dy valltarë që i merrnin rrugët shend e verë, ndërsa unë zvarritesha pas, siç kam bërë gjithë jetën, në ndjekje të njerëzve që më trazojnë shpirtin, sepse të vetmit njerëz të vërtetë për mua janë ata, të cilëve u zhuriten trutë prej zjarrit të shenjtë të çmëndurisë. Të çmendur për jetë, të çmendur për shëlbim, të çmendur të shpallin me të lartë, thekshëm këlthasin fërgëllimën e zemrës, dëshiruar për gjithçka njëherësh, e që kurrë s'i sheh tu hapet goja, ose të belbëzojnë qoftë edhe një fjalë të vetme të rëndomtë, por që kallen, kallen, kallen pa nda, si qirinjtë e verdhë të kishave, e që veç kur ia marrin përpjetë në një shpërthim fishekzjarri prej merimangash mijërangjyrëshe që shpejtojnë të kapin qiellin, e në qendër një shkëndijim i fortë blu që përhapet, e të tjerët poshtë: Auuuu...”

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.