Ne Te Gjallet

Ne Te Gjallet

B14444
1.200 Lekë
Ayn Rand
ISBN: 9789928162717
Publisher: Pegi
Publication Year: 2013
Number of Pages: 602

“Ne të gjallët” është romani i parë i botuar i autores ruso-amerikane Ayn Rand. I vendosur në Rusinë postrevolucionare, “Ne të gjallët” tregon historinë prekëse të tre njerëzve që luftojnë kundër shtypjes sovjetike.
Protagonistja, Kira, njësoj si Rand-i, rritet në Rusinë postrevolucionare, në një familje borgjeze, e cila ka humbur të gjithë pushtetin dhe pasurinë e mëparshme dhe është e detyruar të jetojë në kushte shumë të vështira. Por Kira ka një shpirt të pavarur dhe refuzon që të jetojë sipas idealeve të familjes së saj apo të shoqërisë sovjetike. Ajo do të bëhet inxhiniere dhe arrin të regjistrohet në Institutin Teknologjik. Në jetën e saj hyjnë dy burra: Andreji, një komunist dhe anëtar i policisë sekrete sovjetike, i cili do të detyrohet të përballet me konfliktin midis idealeve të tij dhe realitetit të jetës komuniste, dhe Leoja, një djalë, origjina borgjeze e të cilit e damkos automatikisht si armik shteti. Lidhja midis këtyre tre individëve krijon bazën e romanit.
Pa lejen e Rand-it, në 1942-shin, në Itali, “Ne të gjallët” do të bëhet një film me dy pjesë: “Noi Vivi” dhe “Addio, Kira”. Regjisori i filmit ishte Goffredo Alessandrini, ndërsa aktorët Alida Valli në rolin e Kirës, Fosco Giachetti në rolin e Andrejit dhe Rossano Brazzi në rolin e Leos. Filmi pati shumë sukses në Itali dhe publiku e kuptoi menjëherë se ai ishte kundër fashizmit po aq sa edhe kundër komunizmit. Pas shumë javësh transmetimi, filmi u ndalua kur autoritetet gjermane dhe italiane zbuluan që ishte bazuar mbi librin e një autoreje çifute. I rigjetur në vitet 1960, filmi u redaktua në një version të ri me nëntituj në anglisht. Ky version u miratua nga Rand-i dhe u shfaq në 1986-n me titullin “Ne të gjallët”.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.