Shalli Andaluzian

Shalli Andaluzian

B14690
Out-of-Stock
700 Lekë
Elsa Morante
ISBN: 9789928162908
Publisher: Pegi
Publication Year: 2013
Number of Pages: 256

“Shalli andaluzian” është libri i dytë i koleksionit të rëndësishëm “Lotus”, të financuar nga Bashkimi Europian. Libri është në përmbledhje me tregime botuar për herë të parë, më 1963, nga shtëpia botuese italiane prestigjioze Einaudi.
Prej shumë tregimeve të shkruara gjatë jetës së saj, Elsa Morante paraqet këtu një përzgjedhje të vendosur sipas një rendi kronologjik. Përgjatë ngjarjesh të trazuara e të paracaktuara, lexuesit mund të ndjekin, më mirë se në romanet e saj, temën dramatike dhe tërheqëse që ka shoqëruar gjithnjë Elsa Moranten: lidhja mes jetës, ëndrrës dhe të shkruarit, në të cilin realiteti shndërrohet në mister e gënjeshtër në një luhatje të vazhdueshme mes “nevojës për mrekullim” dhe “parashikueshmërisë së të rriturve”. Edhe njëherë, legjenda e larmishme, e egër dhe plot dritë e jetës ndeshet me rrezikun
vdekjeprurës të ndërgjegjes. Personazhet femërore të Elsa Morantes janë larg gruas tipike italiane të viteve ’50-të, por edhe larg imazhit të përgjithshëm të gruas krijuar nga sistemi patriarkal.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.