Bretkosa

Bretkosa

B14780
Out-of-Stock
2.000 Lekë
Mo Yan
ISBN: 9789928164797
Publisher: Onufri
Publication Year: 2013
Number of Pages: 455

Romani "Bretkosa" është botuar për herë të parë në vitin 2009. Është një roman për të cilin, siç ka pohuar edhe vetë, Mo Yan ka punuar rreth dhjetë vjet, shkruar e ndryshuar disa herë, punuar me shumë kujdes dhe që prek një nga temat më të dhimbshme e më të ndjeshme për publikun kinez. Romani përfshin pesë letra që dramaturgu Ke Dou i ka shkruar shkrimtarit japonez Yoshito Sugitani, katër nga të cilat janë në formë tregimi të gjatë dhe një në formë drame. Romani ka në qendër historinë e jetës së një mjekeje fshati Gu Gu (Halla), e cila për pesëdhjetë vjet ushtroi profesionin e gjinekologes së fshatit. Autori, nëpërmjet detajesh prekëse dhe emocionale, nëpërmjet vetëreflektimit dhe vetërrëfimit, pasqyron "historinë plot ulje e ngritje të Planifikimit Familjar" në 60 vite të Kinës së re, si dhe situatën konfuze të problemit të lindjeve në Kinën e sotme. Po ashtu, autori analizon në thellësi botën shpirtërore të intelektualëve kinezë, të përfaqësuar në roman nga narratori Ke Dou, të mbushur me dëshpërim, brenga, qëndrime të lëkundura e kontradiktore. Ky libër iu dedikohet miliona lexuesve kinezë që kanë përjetuar Planifikimin Familjar dhe që kanë lindur në vitet e lindjeve me plan. Ky roman është nderuar me çmimin më të lartë për letërsi në Kinë "Çmimi i Letërsisë Kontradiktore".

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.