Udhetimi I Jashtezakonshem I Fakirit Qe Kishte Ngecur Ne Nje Dollap Te Ikeas

Udhetimi I Jashtezakonshem I Fakirit Qe Kishte Ngecur Ne Nje Dollap Te Ikeas

B15768
1.000 Lekë
Romain Puertolas
ISBN: 9789994303847
Publisher: Dudaj
Publication Year: 2014
Number of Pages: 216

Një histori pikante dhe e këndshme që shërben gjithashtu edhe si pasqyrë e një realiteti të ashpër: lufta e përditshme e emigrantëve ilegalë gjatë udhëtimit të tyre drejt një bote më të mirë. A është ky një kombinim i pamundur? Jo, aspak për një përrallë (me moral) të kohërave tona, e cila, për fat të mirë, na kujton atë çka mund të bëjë zemra e njeriut.Azhatashatru Lavash Pateli, një indian me profesion  fakir e që jeton duke bërë truke, çohet një mëngjes dhe vendos se ka ardhur çasti për të blerë një shtrat të ri me gozhdë. Hap gazetën dhe gjen një ofertë joshëse: një shtrat me gozhdë (plot 15.000, për të qenë të saktë), për 99.99 euro. Një çmim me të vërtetë bindës, sidomos nëse paguhet me një kartëmonedhë false. Mobilia është Ikea dhe gjendet vetëm në pikat e shitjes në Parisi. Azhatashatruja vesh një kostum të mëndafshtë,më të mirin që ka dhe niset për në Paris. Në aeroport hipën në një taksi që drejtohet nga romi Gustav, i cili përpiqet ta rrjepë, po në të vërtetë del vetë i rrjepur... Arrin në Ikea dhe magjepset nga bukuria e mobilieve të ekspozuara dhe nga magjia pafund e portave lëvizëse të dyqanit gjigant suedez. Mendon ta kalojë natën aty për ta shijuar me nge këtë mrekulli, por mbërritja e shitësve e detyron të fshihet në një dollap. Sa keq, ama, se pikërisht atë mëngjes dollapi duhet dorëzuar në Angli. Ky është fillimi i një aventure plot me takime surreale ndjekjeje, arratisjeje dhe peripecish të paimagjinueshme, që do ta çojnë nga Europa deri në Afrikën e Veriut dhe do t'ia ndryshojnë përgjithmonë perceptimin për botën. Me "Udhëtimi i jashtëzakonshëm i fakirit që kishte ngecur në një dollap të Ikeas-s" , Romain Puértolas e kalon testin e 99 faqeve të para. - VICTOR GARCIA, L EXPRESS. Aventurat e indianit nëpër Europë janë tejet komike, edhe pse në sfond shohim të pasqyruar fatin e këtyre njerëzve të dëshpëruar e që janë të gatshëm për gjithçka për t'i shpëtuar varfërisë.- LE FIGARO. Një shkrimtar i ri që di ta përdorë penën pa komplekse

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.