Vetem Nuk Shpeton Kush

Vetem Nuk Shpeton Kush

B15824
1.000 Lekë
Margaret Mazzantini
Publisher: Ombra Gvg
Publication Year: 2014
Number of Pages: 206

Delia dhe Gaetano dikur ishin një çift.
Tani nuk janë më, dhe sonte duhet të mësojnë si të mos jenë. Gjenden për darkë, në një restorant jashtë, pak kohë pasi kanë zhbërë atë që dikur ishte një familje. Ai është transferuar në një apartament, ajo ka mbetur në shtëpi me të bijtë e vegjël Kozmo dhe Niko.
Delia dhe Gaetano janë ende të rinj – mes të tridhjetave dhe të dyzetave, një moshë që lejon të rinisësh nga e para. Mishi i tyre është ende i nxehtë dhe i trazuar. Ëndërrojnë paqen por tundohen nga tjetri dhe nga gjetiu.
Po ku kanë gabuar? E vërteta është se nuk e dinë. Pasioni i fillimit dhe mëria e fundit janë akoma rrezikshëm pranë. Rritur në një epokë ku gjithçka duket si e thënë me kohë, këmbejnë fjalë të cilat nuk arrijnë t’u japin zë vetmive të tyre, nevojave të tyre, sepse të lindura në ujërat e turbullta të një analfabetizmi afektiv. E megjithatë, fjalë të afta për vetëtima të befta, që dinë të prekin bërthamën përcëlluese të kujtimeve, të vënë në skenën e qetë të një mbrëmjeje vere, dramën e pakohë të dashurisë dhe zbehjes së saj.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.