Mos Me Thuaj Qe Ke Frike

Mos Me Thuaj Qe Ke Frike

B16055
850 Lekë
Giuseppe Catozzella
ISBN: 9789994303885
Publisher: Dudaj
Publication Year: 2015
Number of Pages: 268

Një roman i paharrueshëm. Historia e vërtetë e një vajze që nuk ndaloi kurrë së ëndërruari.Samia është një vajzë nga Mogadishoja. Vrapimin e ka në gjak. Çdo ditë ndan ëndrrat e saj me Alin, mikun e zemrës, të besuarin dhe të parin trajner të apasionuar. Ndërkohë përreth, në Somalinë e konflikteve të forta politike e fetare, armët flasin gjithnjë e më fort gjuhën e pushtetit. Samia shikon larg dhe te këmbët e saj të holla shikon mundësinë për shpagim për vuajtjet e vendit të saj dhe të grave somaleze. Stërvitet natën në stadiumin e shkretë duke iu fshehur syve të integralistëve dhe spiunëve të tyre dhe garat e para, në moshën shtatëmbëdhjetëvjeçare, e kualifikojnë për në Olimpiadën e Pekinit. Arrin e fundit, por ama bëhet një simbol për gratë myslimane në të gjithë botën. Ëndrra e saj është të fitojë. Takimi i ardhshëm është Olimpiada e Londrës e vitit 2012. Por gjithçka bëhet më e vështirë, integralistët fitojnë gjithnjë e më shumë pushtet. Samia vrapon e veshur me burkë dhe përballet me një humbje të tmerrshme, ndërsa  vëllai i një jete të tërë ia ndryshon përgjithnjë jetën. Një natë niset më këmbë. Në kërkim të lirisë dhe ëndrrës për të fituar olimpiadën. E vetme ndërmerr udhëtimin prej tetë mijë kilometrash, odisenë e emigrantëve nga Etiopia në Sudan, përmes Saharës, në Libi, për të mbërritur nga deti në Itali

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.