Pafsh Endrra Te Bukura

Pafsh Endrra Te Bukura

B16068
800 Lekë
Massimo Gramellini
ISBN: 9789994303724
Publisher: Dudaj
Publication Year: 2015
Number of Pages: 204

Parapëlqejmë ta injorojmë të vërtetën. Për të mos vuajtur. Për të mos u shëruar. Sepse, përndryshe, bëhemi ashtu siç kemi frikë të jemi: krejtësisht të lirë."Pafsh ëndrra të bukura" është historia e një sekreti të fshehur në një zarf për dyzet vjet. Historia e një fëmije dhe më pas e një të rrituri që do të mësojë të përballet me dhimbjen më të madhe, humbjen e mamasë, si dhe me përbindëshin më tinëzar: frikën për të jetuar."Pafsh ëndrra të bukura" u kushtohet atyre që kanë humbur diçka në jetën e tyre. Një dashuri, një punë, një thesar. Dhe ngaqë nuk e pranojnë të vërtetën, humbasin vetveten. Siç ndodh me protagonistin e këtij romani, i cili ecën në majë të gishtave dhe kokulur ngase e frikësojnë qielli dhe toka."Pafsh ëndrra të bukura" është mbi të gjitha një libër mbi të vërtetën dhe frikën për ta njohur atë. Nëpërmjet zhytjes në dhimbje dhe kapërcimit të saj, libri na kujton se është gjithnjë e mundur ta hedhësh pas krahëve mosbesimin dhe t'i tejkalosh kufizimet.Autori ka grumbulluar shpërthimet dhe plagët e një jete që i mungon pikëmbështetja më e fortë. Një luftë e pareshtur kundër vetmisë, papërshtatshmërisë dhe ndjesisë së braktisjes, e rrëfyer me pasion dhe ironi delikate. Vija e fitores, tejet e përvuajtur, do të jetë dashuria e shumëpritur dhe një ekzistencë e plotë dhe e vërtetë që më në fund do ta lejojë protagonistin të mbështesë këmbët në tokë, ndërsa drejton pareshtur shikimin nga qielli.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.