Hakmarrja Vishet Me Prada

Hakmarrja Vishet Me Prada

B16430
1.100 Lekë
Lauren Weisberger
ISBN: 9789994303632
Publisher: Dudaj
Publication Year: 2015
Number of Pages: 404

Këtu vazhdon historia e librit shumë të përfolur “Djalli vishet me ‘Prada’”.Miranda Prestli kthehet sërish. Ka kaluar një dekadë që kur Endi Saksi braktisi punën për të cilën “një milion vajza do të vrisnin për ta pasur” punën me Miranda Prestlin te revista Runway – një ëndërr që u shndërrua në makth.Endi dhe Emilia, asistentja tjetër, kanë bashkuar forcat dhe kanë themeluar një revistë nusesh, e cila shënon sukses dhe josh shumë të reja. Endi shkruan dhe kujdeset për brendinë. Emilia merret me festat dhe reklamimin si një gjë që di ta bëjë fort mirë. Ndërkohë Endi ka takuar dashurinë e jetës së saj, Maks Harrisonin, pasardhës i një familjeje të njohurnë botën e medies: me besim në vete, i suksesshëm dhe tejet i pashëm. Dasma e tyre mbulon të gjitha faqet e medieve sociale, ndërsa miqtë dhe familja bashkohen për të festuar me çiftin e shkëlqyer. Endi është në qiell të shtatë, por karma është një gjë e poshtër. Mëngjesin e dasmës, Endit i rikthehet e shkuara, ndërsa zbulon një letër sekrete me të dhëna kompromentuese... dhe gjithçka kthehet në makth. Ajo kupton se asgjë – as burri i saj apo karriera e shtrenjtë – nuk është ashtu siç duket. Nuk do t’i kishte shkuar kurrë nëpër mend se rruga e saj do të kryqëzohej sërish me atë të “Djallit”, dora vetë.LAUREN WEISBERGER është shkrimtarja bestseller e gazetës “New York Times” për librin “Djalli vishet me ‘Prada’”, që u botua në dyzet gjuhë dhe u përshtat në një film të suksesshëm ku luanin Meryl Streep dhe Anne Hathaway. Po ashtu, edhe tre romanet e tjera të Weisberger ishin të gjithë bestseller. E diplomuar në Universitetin e Kornellit, autorja jeton në Nju-Jork me bashkëshortin dhe dy fëmijët.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.