Merso, Rihetim

Merso, Rihetim

B16707
Out-of-Stock
900 Lekë
Kamel Daoud
ISBN: 9789928001450
Publisher: Bota Shqiptare
Publication Year: 2015
Number of Pages: 188

Ai është vëllai i "Arabit" të vrarë nga njëfarë Mërso, krimi i të cilit lidhet me një roman të famshëm të shek XX. Shtatëdhjetë vjet më pas, Haruni, që në fëmijëri ka jetuar në hijen dhe me kujtimin e vëllait të vrarë, nuk pranon ta lërë këtë në anonimat: i jep një emër dhe një histori Musait të vdekur rastësisht në një plazh me shumë diell.
Haruni është një burrë plak i sfilitur nga frustrimi. Darkë pas darke, në një bar të Oranit, ai ripërtyp vetminë, zemërimin kundër njerëzve që kanë aq shumë nevojë për një zot, pështjellimin e tij përballë një vendi që e ka zhgënjyer. I huaj mes njerëzve të tij, ai do të dëshironte më mirë të vdiste...
Homazh në formën e një kontrapunkti i bërë romanit "I Huaji" të Albert Kamysë, "Mërso, rihetim" luan në mënyrë trallisëse bllofe e dredhira për të risjellë çështjen e identitetit. Nëpërmjet këtij reflektimi në Algjerinë bashkëkohore, Kamel Daoud, i njohur për shkrimet e tij polemike, zgjedh këtë herë letërsinë për të paraqitur rolin e ndërlikuar të trashëgimive që kushtëzojnë të tashmen.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.