Fundamentalist Pa Dashje

Fundamentalist Pa Dashje

B16741
Out-of-Stock
700 Lekë
Mohsin Hamid
ISBN: 9789928200365
Publisher: Pegi
Publication Year: 2015
Number of Pages: 156

Pakistanezi Çengez po përjeton ëndrrën amerikane të çdo emigranti. Pasi
mbaron me rezultate të shkëlqyera në Universitetin e Prinstonit, ai fillon
menjëherë punë në një firmë elitare. I magjepsur nga Nju Jorku dhe nga
historia e tij romantike me një bukuroshe elegante e pasanike, ai pothuajse
po prek me dorë hyrjen në elitën e Manhatanit. Papritur, ndodh 11 Shtatori
dhe heroi ynë ndien një ndryshim në qëndrimin e të tjerëve. Mbi të gjitha,
vetë identiteti i Çengezit i nënshtrohet një shndërrimi sizmik duke
shpërfaqur kështu besnikëri më fundamentale se paratë, pushteti dhe
ndoshta edhe vetë dashuria.
Romani “Fundamentalist pa dashje” ka disa nivele leximi, të cilat ndërthuren
mjeshtërisht dhe na lejojnë perceptimin e një realiteti, të cilin zakonisht do ta
konsideronim si të largët.
Një nivel i parë leximi ka të bëjë me ndjenjën e “të qenit i huaj”. Shqiptarët
kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë një popull emigrantësh dhe si të tillë, ky
rrëfim ngre për ta, por jo vetëm, shumë natyrshëm pyetjet: çfarë na bën të
ndihemi të huaj jashtë vendit tonë? Jemi vërtet ne të huajt, apo janë të tjerët
të këtillë?
Një nivel i dytë leximi ka të bëjë me vlerat ose të vërtetat themelore,
fundamentale, pra parimet e një shoqërie. A ndryshojnë ato nga një kulturë
te tjetra dhe nëse po, pse të qenit "fundamentalist" perceptohet si një
zgjedhje negative? Cilat janë parimet që i japin kësaj zgjedhjeje këtë ngjyrim
të errët dhe sa prej tyre janë të keqkuptuara?
“Fundamentalist pa dashje” është përkthyer në 30 gjuhë të botës. Romani
pati një sukses të jashtëzakonshëm te lexuesit, duke shitur më shumë se një
milion kopje, si edhe duke u ekranizuar nën regjinë e Mira Nair-it.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.