Korrigjimet

Korrigjimet

B16796
1.600 Lekë
Jonathan Franzen
ISBN: 9789928427915
Publication Year: 2015
Number of Pages: 656

Lambertët, një familje gati tradicionale e mesperëndimit amerikan, po shpërbëhet diku mesit të shekullit të njëzetë. Të tre fëmijët e Alfredit dhe Enisdës, largohen dhe nisin secili një jetë të re në lindje të vendit.
Autori i ndjek jetët e tyre hap pas hapi, me një kronologji marramendëse dhe të pasur me detaje mbresëlënëse, tek enden e përpiqen mes së shkuarës që shpesh i përndjek, së tashmes që i vërvit nëpër befasira dhe së ardhmes së paqartë e dyshimtare.
Deri në Krishlindjet e fundit kur familja do të bëhet bashkë, që përkojnë me nisjen e mileniumit të ri, autori ndërton një histori të mrekullueshme, njëherësh pikturon peizazhin e plotë të Amerikës e jetës amerikane pak para shtatorit 2001, vit kur u botua kjo vepër.
Kritika e cilësoi menjëherë autorin e saj ndër shkrimtarët më të mëdhenj amerikanë, i cili dizenjon mrekullisht shoqërinë amerikane sot, urat e brishta me Europën, lëvizjet dhe ndikimet e politikave globale në jetën e njerëzve, dhe mbi të gjitha psikologjinë e njeriut të gjendur në zgrip të jetës së vet, tek shqyrton jo pa shkujdesje veten dhe të tjerët përreth. Me një humor të hollë dhe të rrallë, Jonathan Franzen të mbërthen dhe të argëton pa fund.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.