Don Kazmurro

Don Kazmurro

B17239
Out-of-Stock
800 Lekë
Machado De Assis
ISBN: 9789928217134
Publisher: Dituria
Publication Year: 2016
Number of Pages: 240

Kryevepër e sigurt e letërsisë braziliane, “Don Kazmurro” (ose “Zotëria i zymtë”) i shkrimtarit Machado de Assis, u botua së pari në Rio de Zhaneiro më 1899. Asokohe autori kishte shkruar disa vepra të rëndësishme, si: “Kujtimet e Bras Kubasit nga bota tjetër” ose “Quincas Borba”, por me këtë roman gjeti diçka që s’e kishte arritur ende: ekuilibrin e brishtë mes rrëfimit dhe refleksionit; shijen e një letërsie të konceptuar si një vështrim të fuqishëm mbi dhimbjen. Me një ton mirëbesimi, veshur me ironi dhe melankoli të hollë, personazhi kryesor, Bento Santiago, i tregon lexuesit aventurën e jetës së vet, qysh nga adoleshenca, nga dashuria dhe xhelozia për Kapitunë, nga tradhtia e hamendësuar e saj me mikun e tij më të mirë, mbylljen e ngadaltë dhe të vazhdueshme nga bota, mbushur me fantazma dhe kujtime. Një jetë dramatike, e cila, gjithsesi, nuk e çon asnjëherë në pesimizëm të thellë. Me nota të mprehta dhe gjuhë plot aforizma, lexuesi ndjek uljengritjet e jetës së Bentinjos, një valë mendimesh që dallon zërin e pashoq të autorit të librit, perspektiva skeptike dhe banale e të cilit ushqehet nga humori cinik, thuajse anglosakson, që mbizotëron në vështrimin e zymtë të Bentos. Falë mënyrës së veçantë me të cilën është shkruar, “Don Kazmurro” mbetet ende sot një vepër moderne dhe gur themeli për letërsinë braziliane.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.