Bota Sipas Garpit

Bota Sipas Garpit

B17684
1.200 Lekë
John Irving
ISBN: 9789928228222
Publisher: Pegi
Publication Year: 2016
Number of Pages: 580

Romani u botua për herë të parë më 1978 dhe romani fitoi çmimin National
Book Award më 1980.
Xheni Fillds ishte feministe, para se feminizmi të kthehej në modë. Ajo
është infermiere, s’ka asnjë fije interesi ndaj burrave, e megjithatë, dëshiron
të bëhet nënë. Një ushtar i plagosur, shtruar në spitalin ku punon ajo, do të
bëhet “preja” dhe “dhuruesi i spermës” për djalin e ardhshëm të paligjshëm
të Xhenit, Garpin. Këtu merr udhë historia e jetës dhe e vdekjes së një nëne
të famshme dhe birit të saj, pothuajse-të famshëm; bota e tyre përshkohet
nga ekstremet seksuale – madje dhe nga vrasjet seksuale.
Xheni Fillds është “delja e zezë” e një familjeje aristokrate nga New
England; pothuajse rastësisht, ajo bëhet kreu i lëvizjes feministe, në një kohë
kur feminizmi as që njihej. I biri, T.S. Garp (i quajtur kështu, sipas emrit të
të atit biologjik, që s’e njohu kurrë), ka ambicie të mëdha për një karrierë
letrare, nga ana tjetër është shumë më i përkushtuar pas së shoqes dhe të
bijve. Rreth e përqark Garpit dhe Xhenit vërtitet një galeri personazhesh të
çuditshme: mësues dhe prostituta, mundës dhe radikalë, botues dhe vrasës,
transeksualë dhe përdhunues, bashkëshortë e bashkëshorte.
Vetë Irving, përmes zërit të Garpit, thotë: “...Puna e një shkrimtari është që
të përfytyrojë çdo gjë në mënyrë krejt intime dhe personale, saqë fiction-i,
sendërgjimi i historisë të dalë po aq i gjallë sa dhe kujtimet tona vetjake”.
“Bota sipas Garpit”, është një libër që karakterizohet nga një damar
marrëzie dhe trishtimi, shoqëruar gjithnjë me doza të forta humori të zi. Në
të gërshetohen pa fund qëndrime të çuditshme e të paparashikueshme
kundrejt seksit, martesës, familjes dhe feminizmit.
Ai është përkthyer në më shumë se 30 gjuhë e në më shumë se 40 vende,
duke u bërë bestseller ndërkombëtar qysh në botimin e tij të parë më 1978.
Ky roman e vendosi John Irving-un mes plejadës së shkrimtarëve më
mendjehollë të brezit të tij.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.