Deshmitar Kam Zotin

Deshmitar Kam Zotin

B17992
800 Lekë
Makis Citas
ISBN: 9789928228390
Publisher: Pegi
Publication Year: 2016
Number of Pages: 195

“Dëshmitar kam Zotin” është monologu kaotik dhe qesharak i një antiheroi, njëburri në moshë të mesme, i cili ka humbur punën dhe ka probleme shëndetësore.Thellësisht fetar, emocionalisht i papjekur dhe naiv, Krisovalandi e mendon vetenpre të punëdhënësve të ligj, femrave të pacipa dhe mizorisë së vetë familjes së tij.Ai është si një lëmsh i madh kundërshtish, një mizogjin që adhuron femrat, njëkrijesë e ndrojtur që i ka zët të huajt, një çunak i llastuar që kërkon të bëhet burrëdhe një hero tragjik me një ndjenjë të hollë humori. Mentaliteti i tij i ndrydhure paragjykues bëhet pasqyra e deformuar dhe deformuese e një shoqërie të egërdhe cinike që, me gjithë tolerancën dhe pasurinë sipërfaqësore, po mbytet nëdekadencë, intolerancë dhe racizëm. Emigrantët shqiptarë në Greqi janë një ndër strumbullarët kryesorë të ksenofobisë të pandërgjegjshme të Krisovalandit; zëri i tij hedh një dritë të zbehtë mbi pasigurinë dhe frikën që ka pështjelluar një pjesë të kombit fqinj, por edhe të kombeve të tjera.
Koha jonë po bëhet dëshmitare e një vale të re ekstremizmash ideologjikë, të cilët, të mbështetur nga padija, dogma apo propaganda, po ndikojnë gjithmonë e më shumë jo vetëm diskursin politik, por drejtpërsëdrejti në jetët e njerëzve. Ky roman nxjerr në pah, me një ironi të hollë, por edhe me dhembshuri, origjinën e këtij mentaliteti të ri e megjithatë tepër të plakur, i cili po gërryen nga brenda themelet ideologjike të shoqërive perëndimore.
Si një nga librat më të vlerësuar në Greqi, fitues i Çmimit Europianpër Letërsinë, libri i Makis Citas, “Dëshmitar kam Zotin”, është një portret gazmordhe ngacmues i sëmundjeve dhe kontradiktave të shoqërisë moderne.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.