Liria

Liria

B18378
1.600 Lekë
Jonathan Franzen
ISBN: 9789928221100
Publication Year: 2016
Number of Pages: 648

Peti dhe Uollter Berglundi janë banorët e parë të Sent-Polit, njerëz me prirje borgjeze, prindër praktikë dhe pararoja e brezit të ushqimeve integrale. Peti, kjo fqinjë ideale, kjo nënë e përsosur sa për t’u pasur zili, dhe burri i saj, një jurist ambientalist, i cili shkon në punë me biçikletë, një familjar i përkushtuar, po bëjnë të dy pjesën e tyre të vogël për të ndërtuar një botë më të mirë.
Por tani, në mijëvjeçarin e ri, Berglundët po bëhen ca misteriozë. Përse djali i tyre adoleshent ka nisur të banojë me familjen ngjitur tyre, ca republikanë të thekur këta? Përse Uollteri ka nisur të punojë për lobin e qymyrit? Si shpjegohet që Riçard Katzi, rokeri i prapë, shoku i ngushtë dhe rivali i Uollterit në kolegj, vjen ende rrotull në jetën e tyre? Mbi të gjitha, ç’po i ndodh Petit?
Pse ky yll i shndritshëm i rrugës “Barrier” është bërë një tjetërlloj fqinje, është kthyer në një furi e paepur që po del nga vetja përpara syve zhbirues të lagjes? Pas romanin e tij të parë Korrigjimet, Jonathan Franzen na sjell këtë epos të dashurisë dhe martesës së ditëve tona.
Me sensin e tij komik dhe tragjik, romani Liria sjell tundimet dhe barrën e Lirisë: drithërimat e epshit adoleshent, kompromiset e lëkundura të moshës së mesme, shtrëngesat e jetës së periferive, peshën e rëndë të pushtetit të kohës. Kirurg i hollë i të metave dhe gëzimeve të personazheve të tij, që te Liria rreken të mësojnë të jetojnë në një botë gjithnjë e më pështjelluese, Franzen ka prodhuar një portret të pashlyeshëm e thellësisht prekës të kohës sonë.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.