Nje Hero I Kohes Sone

Nje Hero I Kohes Sone

B18395
700 Lekë
Mihail Lermontov
ISBN: 9789928217431
Publisher: Dituria
Publication Year: 2017
Number of Pages: 192

Fragment nga parathenia e librit: "Ky libër sapo ka pasur fatkeqësinë që disa lexues, madje edhe revista, t’i besojnë fjalë për fjalë. Disa e ndien veten tmerrësisht të fyer, që u tregojnë si shembull një njeri kaq të pamoralshëm si Heroi i Kohës Sonë; të tjerë, me nuhatje të hollë, thanë se autori ka vizatuar portretin e vet dhe portretet e të njohurve të tij... Ç’shaka e vjetër dhe pa kripë! Por, si duket, kështu e ka Rusia: gjithçka përtërihet, përveç budallallëqeve të tilla. Te ne, edhe më magjepsësja midis përrallave të magjishme, vështirë të mos qortohet se fyen individin! Zotërinj të mëshirshëm, Heroi i Kohës Sonë është vërtet një portret, por jo i një njeriu; portret i endur nga veset e të gjithë brezit tonë, në zhvillimin e tyre të plotë. Ju, përsëri, mund të më thoni se njeriu nuk mund të jetë kaq i keq dhe unë ju them, që, nëse keni besuar në ekzistencën e të gjithë keqbërësve tragjikë dhe romantikë, përse nuk besoni se Peçorini është i vërtetë? Përderisa ju jeni mahnitur prej sajimeve ku e ku më të tmerrshme e të shëmtuara, përse nuk keni mëshirë për këtë karakter, qoftë ky edhe një trillim? Mos vallë sepse tek ai ka më shumë të vërtetë, nga sa do të dëshironit?... Ju do të më thoni se kështu cenohet morali. Më falni. Shumë njerëz janë ushqyer me të ëmbla dhe u është prishur stomaku: nevojiten ilaçe të hidhura, të vërteta të tharta. Megjithatë, mos mendoni se autori i këtij libri ka ushqyer ndonjëherë ëndrrën krenare që të shëronte veset njerëzore. Zoti e shpëtoftë atë nga një padituri e tillë!

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.