Jo Gjithe Driten Mund Ta Shohim

Jo Gjithe Driten Mund Ta Shohim

B18700
1.400 Lekë
Anthony Doerr
ISBN: 9789928176240
Publisher: Fjala
Publication Year: 2017
Number of Pages: 608

Mari Lora jeton me të atin në Paris, jo larg Muzeut të Historisë së Natyrës, ku ai punon si mjeshtër bravandreqës . Në moshën gjashtë vjeçe, ajo humbet shikimin, ndaj dhe babai i ndërton maketin e lagjes së tyre - çdo ndërtesë, çdo rrugë, çdo pemë e çdo kapanxhë pusete -në mënyrë që ajo t'i mësojë përmendësh duke kaluar gishtat sipër tyre dhe pastaj të ecë nëpër rrugët e vërteta me ndihmën e shkopit. Kur gjermanët pushtojnë Parisin, në qershor 1940, babai dhe e bija Iargohen për në San Malo, në brigjet e Bretanjës, ku vëllai i gjyshit të Mari Lorës, që vuan ngda agorafobid, jeton në një shtëpi të Iartë, pranë ledheve mbrojtëse të qytetit, në breg të detit. Në një botë tjetër, në Gjermani, një djalë jetim, Verneri, rritet së bashku me motrën e tij Jutën në shtëpinë e fëmijëve, që të dy të magjepsur nga një radio primitive që Verneri e gjen diku. Ai bëhet mjeshtër për ndërtimin dhe rreguilimin e radiove dhe, falë këtij talenti, siguron një vend në një akademi ushtarake elitë, po me rregulla brutale, ku përfundimisht bëhet një gjurmues shumë i specializuar i Rezistencës. Verneri udhëton deri në skajet më të largëta të Rusisë dhe përfundimisht në San Malo, ku rruga e tij kryqëzohet me atë të Mari-Lorës.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.