Teutoburgu

Teutoburgu

B19073
1.200 Lekë
Valerio Massimo Manfredi
Publisher: Ombra Gvg
Publication Year: 2017
Number of Pages: 456

“Teutoburgu” është një roman intensiv dhe intrigues, i cili depërton thellë dhe në mënyrë të përkryer në realitetin romak. Manfredi ka shkruar një vepër të pavdekshme. E rrëfyer me elegancë dhe me detaje të shumta, kjo histori zbulon forcën e pushtetit, tradhtinë në fatin e Perandorisë Romake, si dhe ndikimin e origjinës, në tradhtinë ndaj vendit që i ka rritur.
Beteja e pyllit të Teutoburgut e vitit 9 pas Krishtit është një ndër ngjarjet epokale të historisë romake dhe evropiane dhe një nga tre humbjet më të mëdha, bashkë me Kanenë dhe Adrianopolin, që pësoi ushtria romake në historinë thuajse mijëvjeçare. Kjo disfatë ishte për Augustin, që kishte shpenzuar së tepërmi në një luftë njëzetvjeçare në Gjermani, një tronditje dërrmuese që e shtyu ta rikthente kufirin verilindor të Perandorisë në Rin, duke hequr dorë përgjithmonë nga kufiri që do të donte të ishte në Elbë.
Thuhet se me ngjarjet e Teutoburgut Roma humbi Gjermaninë dhe Gjermania humbi Romën.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.