Posta

Posta

B19171
800 Lekë
Charles Bukowski
ISBN: 9789928248459
Publisher: Pegi
Publication Year: 2017
Number of Pages: 194

“Posta”, romani i parë i Charles Bukowski-t, një ish-nëpunësi të rëndomtë poste, u botua më 1971 dhe tronditi fort Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Siç do të ndodhte për pothuajse gjithë prozën e tij, protagonisti është alteregoja legjendare e Bukowski-t, Henri Çinaski.
Rrëfimi nis kur Çinaski, alkolik, i zymtë por i zgjuar, fillon punë si zëvendëspostier pasi merr vesh “se po punësonin thuajse kë t’u dilte përpara, kështu që shkova dhe, pa e kuptuar, e gjeta veten me një çantë lëkure krahaqafë, duke u endur poshtë e lart sipas qejfit.” Ditët e tij mbushen pak nga pak nga grindjet me shefin dhe nga përleshjet me qentë e me epshin e grave të vetmuara. Netëve, ai dehet dhe merret me të dashurën gjithashtu të alkoolizuar. Puna e postierit mund të ishte puna e ëndrrave, por kjo ëndërr mohohet vrazhdësisht nga realiteti: ai e gjen veten thellësisht të zhgënjyer nga rutina e përditshme dhe nga rregulloret e ngurta të makinës burokratike.
Çinaski do ta lërë punën për të provuar fatin e tij tjetërkund, vetëm për të zbuluar që për njerëz si ai, fati është shumë kokëfortë.
Ai punon plot dymbëdhjetë vjet në Postë, i pështirosur nga ai institucion i madh që, në fund të fundit, është vetë jeta.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.