Pese Qoshet

Pese Qoshet

B19247
1.000 Lekë
Mario Vargas Llosa
ISBN: 9789928221209
Publication Year: 2017
Number of Pages: 206

Enrike Kardenas, një biznesmen i njohur e mjaft i fuqishëm peruan, një ditë gjendet i shantazhuar në zyrën e tij nga gazetari Rolando Garro, kryeredaktori i një tabloidi, në duart e të cilit kanë rënë fotot e një nate orgjie të biznesmenit; publikimii tyre do ta shkatërronte atë, familjen e tij dhe reputacionin e tij.
I vendosur të mos bjerë në kurthin e këtij kërcënimi, ai refuzon të bashkëpunojë me gazetarin gjobëvënës dhe një ditë i gjen të botuara fotot e tij përçude. Por, pas këtij akti tronditës, do të jetë vetë gazetari viktima e gjithë këtij trazimi publik.
Paralelisht me këtë linjë të romanit, dy mikesha, Marisa dhe Çapela, zonjat e dy miqve të ngushtë, biznesmenit dhe avokatit të tij, të cilët po përpiqen të dalin nga baltosja publike, nisin një marëdhënie lesbike dashurore, në fundin e së cilës do të bëhet pjesë si i tretë edhe vetë biznesmeni ynë.
Mario Vargas Llosa na fut në atmosferën e Limës gjatëkohës së regjimit autoritar të presidentit Alberto Fuxhimori, me tëcilin edhe ai vetë u përball në zgjedhjet për president në vitin 1990, dhe humbi, si edhe të aktivitetit korruptiv, kriminal, shantazhues të shtetit që Fuxhimori ngriti.
"Pesëqoshet" nuk është vetëm një toponim i një zone të Limës, por edhe metafora e përplasjes së madhe që solli me vete sundimi i kaosit dhe krimit në pushtet. Lëvrues edhe më herët i këtij zhanri të kohës, i cilësuar si rrëfim i moralitetit politik, Llosa, fitues i Çmimit Nobel në Letërsi në vitin 2010, sjell njëhistori të ethtë politik edhe erotike të Perusë së tij të trazuar.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.