Vajza E Dikurshme

Vajza E Dikurshme

B20016
1.000 Lekë
Jp Delaney
ISBN: 9789928233127
Publisher: Pegi
Publication Year: 2018
Number of Pages: 338

E dëshpëruar për të gjetur një vend për të jetuar, Ema përfundon në shtëpinë e rrugës “Folgejt”. Shtëpia është vërtet një mrekulli: dizajn minimalist, ku ndërthuren xhami, guri i lëmuar dhe tavanet e varura. Por, arkitekti i mistershëm që e ka ndërtuar, ngulmon se banorët duhet të jetojnë sipas disa rregullave të rrepta. Shtëpia është ndërtuar me qëllimin e vetëm që t’i ndryshojë banorët e saj, dhe ashtu ndodh…
Pas një tragjedie vetjake, Xhejni ka nevojë t’ia nisë nga e para, dhe rruga “Folgejt” duket vendi i përkryer. Pak pasi vendoset në shtëpinë e re, merr vesh për fatin e Emës, qiraxheshës së parë. Në historinë që i shfaqet pak nga pak, ka shumë zona të errëta. Teksa përpiqet të ndajë të vërtetën nga gënjeshtra, befas e shkuara nis të marrë jetë.
Një triller psikologjik magjepsës, një nga librat më të shitur të vitit dhe i përkthyer në mbi 40 gjuhë të botës, “Vajza e dikurshme” ndërthur fatin, në dukje të mbarë, të një gruaje me fundin e mistershëm të një tjetre, në një kaleidoskop hipokrizie, mashtrimi dhe vdekjeje.
“Jeni të lutur të bëni një listë të çdo gjëje që është thelbësore për ju.” Kjo kërkesë e çuditshme dhe e bezdisshme do të jetë nisja e një rrugëtimi me pasoja shkatërrimtare.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.