Kopshti I Harruar

Kopshti I Harruar

B20594
1.300 Lekë
Kate Morton
ISBN: 9789928216564
Publisher: Botimet Living
Publication Year: 2019
Number of Pages: 469

Botimet Living prezantojnë librin “Kopshti i harruar”, nga autorja bestseller Kate Morton.
Ashtu si labirinti i kopshtit të harruar, edhe ky rrëfim është një oazë e paqtë, në të cilën rrezikon të përhumbesh...
Në vitin 1913, një vocërrake braktiset në një anije të nisur nga Anglia drejt Australisë. Ajo mbërrin atje fillikat, me një valixhe të vogël dhe një libër të mrekullueshëm me përralla. Vajza rritet nga kapiteni I portit dhe e shoqja, si të ishte vajza e tyre.
Në ditëlindjen e saj të njëzetenjëtë, ata i rrëfejnë të vërtetën. E tronditur dhe shpirtzbrazur, Neli vendos të gjurmojë identitetin e saj të vërtetë. Kërkimet e çojnë në çifligun Blekhërst, në brigjet e Kornuollit, Angli, dhe e vënë përballë sekreteve të familjes aristokrate Montrashe.
Mozaiku plotësohet vetëm pasi mbesa e saj, Kasandra, i rinis kërkimet pas vdekjes së Nelit. Si një rrëfenjë magjepsëse, plot mistere e të fshehta, “Kopshti i harruar” do të marrë në dorë frerët e imagjinatës suaj, për të mos i lëshuar më kurrë.
“Një lexim i gjatë, plot ëndje dhe imagjinatë.” - The Daily News
“Mortoni e kalon lexuesin rrëmbimthi nga skena në skenë, herë duke na trembur e herë duke na tronditur, por gjithmonë duke na mbajtur frymën pezull. - Star-Telegram

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.