Qyteti I Arinjve

Qyteti I Arinjve

B20840
1.200 Lekë
Fredrik Backman
ISBN: 9789928263131
Publisher: OmscA- 1
Publication Year: 2019
Number of Pages: 424

Njerëzit thonë se Qyteti i Arinjve ka marrë fund. Një komunitet i vogël i rrethuar nga pylli, që humbet pak e nga pak nga vetja, ndërsa pemët e gëlltisin çdo ditë e më shumë.
Por pranë liqenit gjendet një arenë akulli, e ndërtuar breza më parë nga punëtorët që e themeluan këtë qytet. Dhe brenda asaj arene gjendet arsyeja përse njerëzit e Qytetit të Arinjve besojnë se e ardhmja do të jetë më e mirë se e tashmja. Ekipi i të rinjve i hokejit mbi akull do të marrë pjesë në ndeshjen kombëtare gjysmëfinale dhe, në fakt, një shans për të fituar e kanë. Të gjitha shpresat dhe ëndrrat e këtij vendi rëndojnë tashmë mbi supet e një grusht djemsh adoleshentë.
Të kesh përgjegjësi për shpresat e një qyteti të tërë është një peshë e rëndë, dhe ndeshja gjysmëfinale bëhet katalizatori i një akti të dhunshëm, që do të lërë të traumatizuar një vajzë të re dhe do të pështjellojë qytetin. Akuzat do të shpërthejnë dhe, si rrathët ujorë në një pellg, do të përshkojnë të gjithë Qytetin e Arinjve, pa lënë askënd pa prekur.
“Qyteti i Arinjve” eksploron shpresat që mbajnë bashkë një komunitet të vogël, të fshehtat që e shkatërrojnë atë dhe kurajën që i nevojitet një individi për të shkuar kundër rrymës. Në këtë histori të një qyteti të vogël pyjor, Fredrik Backman-i ka ngërthyer të gjithë botën.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.