Shtergjet

Shtergjet

B21338
Out-of-Stock
900 Lekë
Olga Tokarczuk
ISBN: 9789928311030
Publisher: Albas
Publication Year: 2019
Number of Pages: 458

Titulli i veprës i “Shtërgjet” i autores polake Olga Tokarczuk i referohet një sekti të krijuar në shekullin XVIII në territoret e Rusisë Cariste, i cili besonte se bota ishte nën pushtetin e Satanit, në shërbimin e të cilit ishin të gjitha institucionet, si klerikale, ashtu dhe laike. Duke besuar se një luftë me Satanain është e pamundur, anëtarëve të këtij sekti iu mbetej vetëm të merrnin arratinë prej Satanait, ngaqë, sipas tyre, e keqja e kishte më të vështirë të pushtonte një njeri në lëvizje të pandërprerë.

“Shtërgjet” përbëhet nga një mozaik karakteresh në një lëvizje të pandërprerë. Duket se bota moderne lëviz në mënyrë të çoroditur dhe kaosi duket se është i gjithëpranishëm, jo vetëm ngaqë është copëtuar itinerari i lëvizjes, por edhe ngaqë vetë subjekti i lëvizjes është copëtuar. Kështu, në këtë libër pleksen lëvizje gjithfarësh, njerëzish të njohur a të panjohur, personazhesh historike a të trilluar, njerëzish a mumiesh, trupash të shëndetshëm a trupash të gjymtuar, trupash të plotë a pjesësh të tyre. Duket sikur është shkërmoqur gjithçka e që kjo lëvizje e çoroditur të mund të ngrihet në dinjitetin e një udhëtimi, apo edhe më tej, të një pelegrinazhi, ajo duhet disiplinuar. Cila është kjo disiplinë? Sprova e autores lidhet pikërisht me gjetjen e kësaj disipline. Kjo disiplinë kërkohet duke u mbështetur në gjithfarë pandehmash, duke hulumtuar fillimisht brenda porteve dhe aeroporteve; brenda ritualeve të udhëtarëve nëpër hotele; brenda traumave të njerëzve gjatë një itinerari; duke hulumtuar brenda shkencës së psikologjisë përmes së ashtuquajturës “psikologji e udhëtimit”, a brenda shkencës së anatomisë përmes zbulimeve të saj, si për shembull zbulimi i “pejzës së Akilit”, apo metodave për konservimin e trupave. Megjithëkëtë, duket se autorja evidenton që premisa kryesore e kësaj sprove mbetet emërtimi i vendstacioneve. Kështu, ky libër, në një mënyrë tejet origjinale rrëfimi na përcjell vështirësinë e disiplinimit të lëvizjes së njeriut përmes emërtimit të vendstacioneve në rrugëtimin e tij. Vetëm kështu, lëvizja do të meritojë të quhet rrugëtim, ose më mirë akoma, pelegrinazh.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.