Poeti

Poeti

B21346
1.200 Lekë
Michael Connelly
ISBN: 9789928136671
Publisher: Idk
Publication Year: 2019
Number of Pages: 512

Xhek Mekevoj është gazetar i kronikës së zezë në një gazetë lokale të qytetit të Denverit: profesioni i tij janë vdekjet e dhunshme. Kështu që kur Shoni, vëllai i tij binjak, detektiv në sektorin e vrasjeve në policinë lokale, gjendet i vrarë dhe mendohet se ka vrarë veten, ai gjykon se mënyra më e mirë për t’u përballur me këtë tragjedi, do të ishte të bënte atë që dinte të bënte më mirë: të shkruante për të. Por kur i futet punës të kërkojë të kuptojë arsyet që mund ta kishin shtyrë të vëllanë të vetëvritej, gjithnjë e më tepër bindet se jo vetëm që i vëllai s’e kishte vrarë veten, por se ai ishte viktimë e një vrasësi serial, i cili me sa duket kishte vrarë po ashtu një numër policësh të tjerë nëpër Amerikë. E vetmja gjurmë që vrasësi kishte lënë pas ishin disa vargje enigmatike nga Edgar Allan Poe. Dhe kështu Xheku nis të kërkojë të vërtetën e një historie që rezulton mjaft më e komplikuar nga ç’e kishte përfytyruar, nga e cila ai do mund të shkruante atë që padyshim kishte për të qenë vepra e jetës së tij, por sigurisht nëse ndërkohë s’do kthehej vetë në një viktimë.
Një roman që është e pamundur ta lëshosh nga dora… një kryevepër e vërtetë nga pena e një prej mjeshtërve të zhanrit të thriller-it. - New York Times Libri me të cilin Connelly u bë i njohur në mbarë botën, si mjeshtri i padiskutueshëm i letërsisë policore. - François Busnel, Lire

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.