Burri Qe Nuk Ishte Vrases

Burri Qe Nuk Ishte Vrases

B21357
1.400 Lekë
Grup Autoresh
Publisher: Dudaj
Publication Year: 2019
Number of Pages: 542

Sebastian Bergman-i është një burrë i zhytur në dëshpërim. Ka humbur gruan dhe djalin në cunamin që shkatërroi arkipelagun indian, ka hequr dorë nga puna si psikolog e dizenjues profile-sh psikologjikë, ka rifilluar zakonin e vjetër duke sjellë çdo natë nga një grua të re në shtrat…
Ndërsa kthehet në qytezën ku ka lindur, për të sistemuar dhe shitur shtëpinë e së ëmës, nuk do ta imagjinonte kurrë se do të gjendej ballë për ballë me kolegët e vjetër të skuadrës “Vrasjet”, të cilët janë duke hetuar vrasjen e një djali gjashtëmbëdhjetëvjeçar, i larguar nga shtëpia dhe që ishte gjetur në kënetën përreth Väs-terås-it, me zemrën të shkulur. Një rast i pahumbshëm për të rigje-tur veten dhe shijen e sfidës që e kishte bërë atë një anëtar të
pazëvendësueshëm të skuadrës, por sërish edhe të kridhet në një botë të cilën e njeh mjaft mirë dhe që ka mësuar ta urrejë që nga fëmijëria, me të cilën tani tani do t’i duhet të bjerë në paqe.
«Nuk ishte një vrasës. Vijonte duke ia përsëritur vetes, teksa tërhiqte zvarrë kufomën e djalit përgjatë rrëpirës: nuk jam një vrasës. Vrasësit janë kriminelë. Njerëz të këqinj. Errësira I ka përp-irë shpirtrat e tyre, ata kanë përqafuar errësirën duke i kthyer krahët dritës. Kurse ai nuk ishte i keq. Përkundrazi. E së fundmi, a nuk kishte treguar pikërisht të kundërtën? Nuk kishte lënë mënjanë ndjenja e vullnete, duke arritur madje të ushtronte edhe dhunë
për të mirën e të tjerëve? Kishte kthyer përherë faqen tjetër, ja çfarë kishte bërë. Prania e tij aty, në atë pellgaçe me ujë në mes të asgjësë, me kufomën e djalit, a nuk qe një provë e mëtejshme e përkushtimit të tij për të bërë gjënë e duhur. Nuk do të tradhtonte më».
«Hjorth dhe Rosenfeldt kanë sjellë me këtë vepër një erë të re në romanin e verdhë skandinav, duke paraqitur dy shkrimtarë plot imagjinatë dhe empati, përveçse mjeshtër të gjuhës së këtij zhanri. Nuk kufizohen thjesht që të rrëfejnë-shumë mirë-një histori të verdhë, por duan të futen edhe më thellë, në paqetinë e perso-nazheve, gjë që të lë të shpresosh gjithnjë e më tepër për të ardh-men e tyre të ndritur si shkrimtarë».
Mats Palmquist, Borås Tidning

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.