Engjejt E Hamurabit

Engjejt E Hamurabit

B22497
1.200 Lekë
Max Seeck
ISBN: 9789928464224
Publisher: Muza Botime
Publication Year: 2020
Number of Pages: 483

Ky libër ka fituar çmimin Debut Thriller Prize për vitin 2017
I duhej t’i rikthehej ferrit, megjithëse ishte betuar se do t’i qëndronte larg.
Kroaci. Deti Adriatik vezullon. Malet janë të gjelbra. Dielli rrezaton. Të njëjtat peizazhe që kishin shoqëruar atë luftë të përgjakshme të njëzet viteve më parë, pjesë e së cilës kishte qenë finlandezi Daniel Kuisma. Që nga ajo kohë, brenda vetes, ai vuan nga një luftë e mundimshme. Çfarë ka ndodhur në të vërtetë njëzet vjet më parë?
Kuisma rikthehet në tokën kroate për të hetuar zhdukjen e një punonjësi të Ambasadës Finlandeze. E njeh këtë vend si gishtat e dorës. Është i shoqëruar nga një femër, e cila përtej bukurisë dhe klasit ka një mision për të kryer. Befas ngjarjet marrin kthesa të paparashikuara dhe ai mëson se lufta ka hedhur hije shumë më të forta nga sa mund ta kishte përfytyruar. Përballet me të vërteta tronditëse. Kupton se nuk është më hetuesi, por i hetuari dhe i përndjekuri.
Duket se gjithçka ka lidhje me grupin e ashtuquajtur “Engjëjt e Hamurabit”, një skuadër ndëshkuese që kërkonte të merrte hak për krimet mizore të ndodhura gjatë luftërave në Ish Jugosllavi.
Ky libër debutues i Max Seeck-ut është një thriller intensiv, me një komplot të thurur me aq mjeshtëri sa lexuesi e ka të vështirë ta heqë mënjanë e të mos e çojë deri në fund.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.