Te Droguar Tek Luksemburgasit

Te Droguar Tek Luksemburgasit

B22581
1.000 Lekë
Jacques Steiwer
ISBN: 9789928062864
Publisher: Ombra Gvg
Publication Year: 2020
Number of Pages: 405

Koloneli Moulinar, është duke hetuar rrjetin e shpërndarjes së drogës në luksemburg,i cili ka filluar të marra përmasa shqetësuese. Droga dhe ngjarjet e tjera kriminale që po ndodhin njëra pas tjetrës e kanë prishur qetësinë e Dukatit të Madh, i cili tashmë ka rënë edhe nën ndikimin e rrjetit ndërkombëtar të ilaçeve. Policia që është vënë në ndjekje të një emigranti ilegal, mes të cilëve edhe një i ri nga Kosova, arrin deri në një apartament pranë stacionit Aral në Rue d’Hollerich dhe arreston një student luksemburgas dhe një prostitutë nigeriane duke konsumuar drogë...
________
- Bastien... Roland... Rozhe Mulinar. Diçka më thonë këta emra. Mos je djali i kolonel Mulinarit? Mulinarit të famshëm të ish çështjes së tortës radioaktive?
- Ai... është im atë. E pastaj..?
- Dhe ti bredh me kurva e konsumon drogë!?
***
Të zhytur në ndenjëset e tyre, me kokat që mezi dilnin mbi kroskot, ai dhe brigadieri Klem këqyrnin skenën e natës rreth sheshit të vogël para pikës së karburantit “Aral”. Prostitutat bënin ecejake pa pushim. Klientët ngadalësonin makinat, ulnin xhamin e djathtë, diskutonin çmimin, pastaj vazhdonin rrugën, ose hipnin një kandidate. Kohët e fundit, ligji i ri i Luksemburgut ndëshkonte blerësin e shërbimeve seksuale, gjë që i bënte klientët dhe ofrueset e shërbimeve më nervozë dhe më dyshues se kurrë. Ajo botë tashmë e amullt ishte dukshëm e ngucur për të rënë sa më pak në sy.
________
Jacques Steiwer, ka lindur në vitin 1939 në Niederfeulen,
në Luksemburg. Është profesor, ish drejtor i rrjetit të Shkollave Evropiane Brukseli III dhe autor i shumë romaneve dhe eseve filozofike. Në vitin 2010 botoi romanin e parë. Ndërsa në vitin 2019, me Phi Editions, botoi romanin
“Të droguar tek luksemburgasit”. Ky është libri i parë i tij që botohet në gjuhën shqipe.
________

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.