Loja E Geraldit

Loja E Geraldit

B23519
1.600 Lekë
Stephen King
ISBN: 9789928356567
Publisher: Albas
Publication Year: 2021
Number of Pages: 365

Pa asgjë në trup veç një këmishe të hollë, Xhesi Bërlingemi e gjen veten të prangosur në shtrat, në një shtëpi të izoluar buzë liqenit. Jashtë endet një qen i uritur dhe, jo shumë larg, dëgjohet zhurma e një motosharre. Gruaja kishte pranuar që i shoqi, Geraldi, t’i vinte prangat për të bërë lojëra seksuale. Dikur, ndërron mendje dhe, ndërsa ai vazhdon të këmbëngulë në të tijën, ajo e godet me shkelm në stomak. Geraldi vdes papritur nga një sulm në zemër.
Stephen King Dhe tani Xhesi nuk është më vetëm. E bllokuar në atë shtëpi, që do kthehet në burgun e saj, në njëzet e tetë orët që pasojnë, Xhesit do t’i duhet të përballet me frikërat e saj më të thella, ndërkohë që dera e pambyllur mirë, të cilën era e përplas me një tingull të kobshëm, është një ftesë drejt një tmerri të pagjasë, një tmerri që kurrë s’e kishte imagjinuar. Ndërkohë që pllakos errësira, në atë dhomë gjumi grumbullohen hijet si një kërcënim i heshtur, teksa në kokë i kumbon një kor zërash që i këlthasin e i pëshpërijnë: “Gratë… vetëm në errësirë… janë si ca dyer të hapura… dhe nëse klithin duke kërkuar ndihmë, një Zot e di se ç’fantazma të llahtarshme mund t’u përgjigjen.
”Stephen King na dhuron një nga veprat e tij më sfiduese, model i një intensiteti brilant, suspanse eksluzive dhe një zbulimi marramendës të kthinave më të errëta të psikës së paepur femërore. Ai është autori i më shumë se 50 librave, bestseller kudo në botë. Romani “Loja e Geraldit” është përshtatur dhe bërë film në vitin 2017, me regjisor Mike Flanagan.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.