Shtepia E Agjenteve

Shtepia E Agjenteve

B23617
1.400 Lekë
Daniel Silva
ISBN: 9789928338235
Publisher: Botimet Living
Publication Year: 2022
Number of Pages: 454

NJË RRËFIM QË TË NDAL ZEMRËN, NJË NDËR LIBRAT MË TË MIRË TË VITIT
Gabriel Aloni rikthehet dhe është i vendosur për hakmarrje. Asgjë dhe askush nuk do ta ndalë për të kapur terroristin më të rrezikshëm në botë, një nga kokat e ISIS-it, i cili njihet si Saladini.
Katër muaj pas sulmit më makabër në Amerikë që prej atij të 11 Shtatorit 2001, terroristët lënë shumë viktima në Londër. Sulmi është ideuar me mjeshtëri dhe fshehtësi të plotë, megjithatë asgjë nuk është e pamundur për Alonin.
Pas shumë kërkimesh, ai dhe skuadra e tij përfundojnë në jug të Francës, para portës vezulluese të vilës së Zhan Luk Martelit dhe Olivia Uotsonit. Dikur një ndër modelet më në zë të Anglisë, Olivia shtiret sikur nuk ka asnjë dijeni për burimin e vërtetë të të ardhurave të partnerit të saj. Nga ana tjetër, edhe vetë Marteli duket se e mbyll njërin sy kur bën biznes me një njeri, objektivi i vetëm i të cilit është shkatërrimi i Perëndimit. Së bashku, të drejtuar nga dora e pagabueshme e Gabrielit, ata do të kthehen në dy heronj aspak të zakontë në luftën globale kundër terrorizmit.
E shkruar me një prozë elegante dhe joshëse, historia e radhës nga Daniel Silva ju çon mjeshtërisht nga glamuri i San Tropesë, në errësirën e Kazablankës dhe, në fund, në një klimë elektrizuese që do t’ju lërë pa frymë për një kohë të gjatë pasi të keni kthyer faqen e fundit të librit.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.