Dita E Kukuvajkes

Dita E Kukuvajkes

B24422
1.000 Lekë
Leonardo Sciascia
ISBN: 9789928366436
Publisher: Dituria
Publication Year: 2022
Number of Pages: 147

Në një cep të Sicilisë, një sipërmarrës i vogël vritet në mes të katundit. Kurrkush nuk flet; dikush, madje, përpiqet t’i devijojë hetimet e nisura nga një oficer i ri i karabinierëve, i huaj për mendësinë dhe shoqërinë e Sicilisë. Hap pas hapi, dëshmi pas dëshmie, ku të rreme e ku të cunguara, kapiten Belodi arrin të zbulojë se faji i vetëm që përligj vrasjen e sipërmarrësit është ndershmëria. Po kush shqetësohet nga prania e një sipërmarrësi të ndershëm, duke u bërë madje vrasës i tij?
Shkrimtari Sciascia e përmend këtu mafian për herë të parë. Mjafton të lexosh faqen e parë të Ditës së kukuvajkës për të kuptuar se më në fund, mafia po fillonte të ekzistonte edhe në fjalë. Këtu, në fakt, Sciascia zbulon njëherë e mirë mënyrën e tij të pagabueshme të rrëfimit, duke u fiksuar në thelbin e kuptimit, qoftë edhe me një gjest apo hollësi të vogël.
... qëllimi im ishte që t’i jepja jo thjesht masë, thelb dhe ritëm rrëfimit, por edhe që t’i bëja ballë mospranimit, rastësor e të mundshëm, që mund të vinte prej kujt e gjykonte veten të prekur pak a shumë drejtpërdrejt nga vepra ime. Sepse në Itali, siç e thotë ajo shprehja, “nuk mund të bësh shaka as me shenjtorë, as me varfanjakë”: të mos flasim pastaj për rastet kur nuk e ke pasur me shaka, por fare seriozisht.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.