Shqiponja Dhe Oktapodi

Shqiponja Dhe Oktapodi

B25531
1.400 Lekë
Gianni Palagonia
ISBN: 9789928377302
Publisher: Dritan
Publication Year: 2023
Number of Pages: 344

"Këtu akoma ngjan si jashtëtokësore të mendosh për mjedisin, ekologjinë, për çështjen morale, për të drejtat e qytetarëve, të të sëmurëve, për sheshimin e barrierave arkitektonike për invalidët, për mirëqenie dhe pabarazia mes gjinive është e dukshme. Rimëkëmbja shoqërore nuk po merr vrull dhe rruga për të mbërritur te standardet evropiane është akoma e përpjetë dhe sigurisht nuk mjafton ndërtimi i ndonjë rruge, urave e pallateve ose përshtatja e ndonjë norme apo rregulloreje për të siguruar certifikatën e sjelljes së mirë dhe për të merituar hyrjen në Bashkimin Evropian. E të mendosh se kjo tokë ka një peizazh potencial përrallor. Mund të jetojë vetëm me turizëm dhe të jetë Zvicra e Ballkanit. Përkundrazi, nuk ka gjë tjetër veç ndonjë resorti luksoz, mbase i ndërtuar nga kriminelë, pastaj një hiç. Këtu jemi akoma në Mesjetë."
Tani po rrinim në trafik dhe kjo më jepte mundësi të vëzhgoja qytetin, që shfaqej si një kantier gjigant në qiell të hapur. Pallate në ndërtim gjithandej, të bukura, madje shumë të bukura, po pa asnjë lloj harmonie urbanistike...

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.