Meria E Fundit

Meria E Fundit

B26200
1.200 Lekë
Max Seeck
ISBN: 9789928361684
Publisher: Muza Botime
Number of Pages: 432

Në këtë thriller të ri fantastik të autorit të "Gjuetari i Shtrigave", bestseller i New York Times, Xhesika Niemit i duhet të luftojë demonët e të kaluarës, teksa kolegët hetojnë vrasjen brutale të një biznesmeni të shquar.
Eliel Zeterborgu është gjetur i vrarë në shtëpinë e tij luksoze në Helsinki. Ajo çka në sy të parë duket çështje e lehtë, nuk rezulton aspak e tillë kur zbulohet se vrasësi ka edhe të tjerë në shënjestër. E vetmja e dhënë që ka policia është një foto e Zeterborgut me tre burra të tjerë, fytyrat e të cilëve janë fshirë.
Hetuesja Xhesika Niemi është shkëputur përkohësisht nga policia e Helsinkit për të gjurmuar besëlidhjen e shtriganëve që thuajse e vrau. Drejtimi i hetimeve i ngarkohet kolegut të saj, Jusufit. Teksa rrëmon për të zgjidhur çështjen, Jusufi kupton se ka nevojë për ndihmën e Xhesikës. Ndërkohë që gërmojnë më thellë, të dy kuptojnë se djalli që po kërkonin gjithë këtë kohë është kthyer dhe po pret çastin e duhur për të sulmuar.
Nga i njëjti autor Shtëpia Botuese "Muza" ka botuar: Gjuetari i shtrigave, Engjëjt e Hamurabit, Prekja e së keqes dhe Rrjeti i djallit.
Mëria e fundit është libri i fundit i trilogjisë me protagoniste hetuesen Xhesika Niemi.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.