Misteri I Trenit Blu

Misteri I Trenit Blu

B03664
800 Lekë
Agatha Christie
ISBN: 9992759011
Publisher: Dituria
Publication Year: 2003
Number of Pages: 276

Një tren shumë i bukur përshkon hekurudhën që lidh Londrën gri me plazhet e ngrohta të rivierës franceze; është Treni Blu, treni i multimiliarderëve, në të cilin nuk mungojnë skandalet dhe pasuria, por edhe ku krimi mund të nxjerrë kokën pas çdo dere. Pikërisht në njërin prej vagonëve kryhet një vrasje djallëzore teksa agresori përpiqet, me sukses, të grabitë një varëse të çmuar prej rubini. Ruth Keteringu, bija e miliarderit Van Aldin dhe gruaja e një lordi anglez, mbytet në mënyrë brutale teksa udhëtonte me tren. Varësja e saj e çmuar, të cilën e ruante si sytë e ballit zhduket krejt papritur e bashkë me të, pa ndonjë motiv, edhe shërbëtorja e saj. Krimi shkakton tronditje të thellë te familja e të ndjerës dhe vë nën presion policinë franceze që të gjejë dhe të arrestojë fajtorin. Për fat, në tren gjendet Herkul Puaroi, detektivi paksa i çuditshëm por me një nuhatje të hollë. Puaroi pranon të përfshihet në hetime dhe sakaq vihet në kërkim të vrasësit djallëzor, duke nxjerrë në dritë një intrigë të jashtëzakonshme, tejet të pabesueshme.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.