Diabolus

Diabolus

B06816
1.200 Lekë
Dan Brown
ISBN: 9994333860
Publisher: Dudaj
Publication Year: 2006
Number of Pages: 432

“Diabolus” u frymëzua nga prania e papritur e agjentëve të FBI-së në kampusin e Exeter-it, për shkak të një kërcënimi të njoftuar nga NSA-ja – dy studentë kishin përhapur gjithandej një e-mail duke thënë se Bill Klintoni ishte një gënjeshtar dhe duhej vrarë. Përpara se të shkruante bestseller-in prej multimiliona kopjesh të shitura rrëmbimthi, “Kodin e Da Vinçit”, Dan Brown-i filloi kërkimin e tij me mprehtësi prej bisturie dhe derdhi aftësi prej rrëfimtari mbi organizatën më të fuqishme të inteligjencës në tokë: Organizatën Kombëtare të Sigurisë (NSA), një agjenci ultra-sekrete me buxhete miliarda dollarësh dhe shumë herë më e fuqishme se CIA. Kur makina e fuqishme e NSA-së për zbërthimin e kodeve hasi në një kod misterioz që nuk e zbërthente dot, agjencia thirri kryekriptografen e saj, Sjuzen Fleçer, një matematiciene bukuroshe dhe brilante. Ajo çka zbuloi përcolli valë tronditëse nëpër korridoret e pushtetit. NSA-ja po mbahej peng… jo me armë apo bomba, por nga një kod kompleks gjenial që, nëse zbatohej, do të gjymtonte inteligjencën e SHBA-ve. Që nga korridoret e nëndheshme të pushtetit, deri te qiellgërvishtësit e Tokios e te katedralet me kulla të Spanjës, shpërthen një garë e dëshpëruar. Është një luftë për jetë a vdekje – një betejë e jashtëzakonshme për të shkatërruar një gjeni të paarritshëm… një formulë e pazbërthyeshme për shkrimin e kodeve, që kërcënon të fshijë ekuilibrin e pushteteve të pas Luftës së Ftohtë. Një herë e përgjithmonë. “Dan Brown duhet të jetë një nga shkrimtarët më të mirë, më të zgjuar dhe më të plotësuar të SHBA-ve.” – Nelson DeMille. “Emocionuese… do t’i gozhdojë lexuesit e prirur nga kibernetika.” – Booklist

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.