Apelimi

Apelimi

B09089
1.200 Lekë
John Grisham
ISBN: 9789994301089
Publisher: Dudaj
Publication Year: 2009
Number of Pages: 408

POLITIKA KA QENË GJITHMONË NJË LOJË E NDYRË. TANI EDHE DREJTËSIA E TILLË ËSHTË. Në Misisipi, në një sallë gjyqi të mbushur plot e përplot, juria merr një vendim tronditës kundër një kompanie kimike, që akuzohet për derdhjen e mbeturinave toksike në rrjetin e furnizimit me ujë të një qyteti të vogël, çka shkakton përqendrimin kanceroz më të madh në histori. Kompania apelon në Gjykatën e Lartë të Misisipit. Nëntë gjykatësit e saj mund ta miratojnë ose ta anulojnë atë. Cilët janë të nëntët? Si do të votojnë ata? A mund të zëvendësohet ndonjëri, para se çështja të vendoset përfundimisht? Kompania kimike është pronë e një grabitqari në Uoll Strit, që quhet Karl Trudo. Dhe zoti Trudo është i bindur se gjykata nuk është në anën e tij. Duke qenë përpara zgjedhjeve të gjyqësorit, ai vendos të blejë një post në gjykatë. Kostoja është disa milionë dollarë, një pikë uji në oqean për një miliarder si zoti Trudo. Përmes një rrjeti të ndërlikuar komploti dhe mashtrimi, agjentët e tij rekrutojnë një kandidat të besuar. Ata e financojnë, e manipulojnë, e blejnë dhe e përgatisin atë si një gjykatës të mundshëm të Gjykatës së Lartë. Pra, gjykatësin e tyre të Gjykatës së Lartë. Apelimi është një histori e fuqishme dhe tronditëse e kohës sonë, që tregon për intrigën politike dhe juridike.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.