Sekreti I Mijevjecarit

Sekreti I Mijevjecarit

B12908
1.500 Lekë
Katherine Neville
ISBN: 9789994301706
Publisher: Dudaj
Publication Year: 2012
Number of Pages: 644

Që para më shumë se njëzet vjetësh, romani debutues i Katherine Neville, “Sekreti i mijëvjeçarit”, e befasoi lexuesin dhe përcaktoi etapën letrare të epokës së trillerit epik. Në kërkim të një komplet mistik shahu, që dikur kishte qenë pronë e Karlit të Madh, ngjarjet e romanit shtrihen në dy shekuj dhe në tri kontinente, duke ndërthurur intriga të vjetra dhe moderne, kërkime arkeologjike thesaresh, gjëegjëza të fshehta dhe enigma të mbushura me të dhëna të kodifikuara nga e shkuara e lashtë.
Qyteti i Nju-Jorkut, 1972 – një amatore në matematikë dhe shah, Ketrin Velis, është gjithashtu eksperte kompjuterësh për një firmë të madhe kontrolli financiar, “Teta e Madhe”. Përpara se të niset me një detyrë të re në Algjeri, Keti lexon pëllëmbën e dorës te një parashikuese fati. Gruaja e paralajmëron atë për një rrezik. Më pas, një tregtar antikash i bën Ketit një ofertë misterioze: ai ka një klient anonim, i cili po përpiqet të mbledhë gurët e një kompleti antik shahu, që mendohet se mund të jetë në Algjeri. Nëse Keti i sjell gurët në ShBA, ajo do të shpërblehet bujarisht.
Jugu i Francës, 1790 – Mirej de Remi dhe kushërira e saj Valentina janë rishtare në abacinë e Montglejnit, që i ngjan një kështjelle. Kur Franca u përfshi nga flakët e Revolucionit, dy vajzat u rebeluan ndaj jetës së kufizuar të manastirit – ndërkohë që mjetet e shpëtimit i kishin gati. Në abaci, varrosur thellë, janë gurët e Takëmit të shahut të Montglejnit, që dikur i përkiste Karlit të Madh. Kushdo që i bashkon gurët, mund të jetësojë Lojën, që ka fuqi të pakufizuara. Por, për ta mbajtur sekret Lojën nga ata që mund të abuzojnë me të, gurët duhen shpërndarë në të gjithë botën.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.